Një përleshje me thika ka ndodhur ndërmjet 7 personave në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Njëri nga të përfshirët në këtë përleshje është therur me thike në trup, teksa është parë i gjakosur.

Pas mbërritjes së policisë, ka filluar edhe njëherë përleshja, teksa kanë detyruar Policinë që të shpërndajnë gazlotësjellës.

Pas këtij incidenti, Policia ka arrestuar shtatë persona.

Zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha, ka thënë se me të pranuar informatën, njësitet policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku personat ishin përfshirë në rrahje.

“Me datën: 27.06.2020, rreth orës:11:45, Policia ka pranuar informatën për një rrahje në progres në rrugën “Rexhep Luci”, në Pristhine. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes dhe aty ka hasur në personat të cilët dyshohet se janë përfshire në rrahje. Një person raportohet te jetë lënduar nga një mjet i mprehtë. Njësitet kompetente policore janë duke ndërmarrë veprime hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij rasti”, ka thënë Hoxha