Sot rreth orës 21:00, në fshatin Ballovc të komunës së Podujevës, si rezultat i një fjalosje në mes të disa personave, ka filluar edhe përleshje fizike në mes tyre, e ku për pasojë disa nga ta kanë pësuar edhe lëndime trupore.

Burimet e Sinjalit nga Emergjenca në Podujevë kanë njoftuar se fillimisht dy persona janë sjellë në këtë qendër për trajtim mjekësor, tek të cilët janë vërejtur lëndime trupore të shkaktuara nga mjete të forta, e më vonë është sjellë edhe një person tjetër me lëndime të njëjta.

Sinjali mëson se nga përleshja kanë pësuar tre persona, të cilët dyshohet se i ka therë me thikë një person tjetër, për të cilin ende nuk dihet nëse është prangosur nga Policia.