Dy persona janë përleshur pasditen e sotme në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës.

Gazeta ka arritur të siguroj videon nga vendi i ngjarjes ku shihet prezencë e shtuar e policisë.

Sipas informative të para, Insajderi mëson se personi me inicialet D.D rreth moshës 30 vjeçare dyshohet se ka goditur me sëpatë bashkëfshatarin e tij me inicialet E.R mbi 70 vjeç.

I moshuari ka qenë duke dërguar lopët në shtëpi në moment kur është sulmuar nga personi i dyshuar.

70 vjeçari pas lëndimeve të marra është dërguar në emergjencë e më pas është nisur për QKUK.

Sipas banorëve arseja e përleshjes ka qenë për shkak se lopët e të sulmuarit kanë goditur veturën e të dyshuarit. Por kjo ende nuk është konfirmuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:30.