Policia sot ka bërë të ditur se në Podujevë është raportuar një rast i përdorimit të armës, njofton Llapi.info.
Sipas Policisë, dy persona pas një mosmarrëveshje që kishin pasur dyshohet se kishin përdorur edhe armët e zjarrit.
“Është raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje që kishin pasur, dyshohet se kishin përdorur edhe armët e zjarrit. Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asgjë e dyshuar, me urdhër të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe të njëjtit pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thotë Policia e Kosovës./Llapi.info






