Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në 20 vjetorin e saj kujton Marrëveshjen e Kumanovës.
Pacolli ka thënë se ky është një moment historik që përfundoi tiranin dhe shtupjen e kosovarëve.
“Sot është 20-vjetori i Marrëveshjes së Kumanovës kur Forcat Jugosllave dorëzohen dhe kapitullojnë dhe NATO me trupat e KFOR-it marrin përsipër sigurinë e popullit të Kosovës dhe të lirisë së saj”.
“Një moment historik që përfundoi tiraninë dhe shtypjen e kosovarëve dhe siguroi kthimin e tyre në shtëpitë e tyre për të rindërtuar një jetë më të sigurt dhe më të begatë që gëzojmë sot e kësaj dite”.
“Ne do të jemi mirënjohës përgjithmonë ndaj NATO-s dhe aleatëve tanë që u ngritën kundër Millosheviçit dhe regjimit të Beogradit për një të ardhme më të mirë për popullin e Kosovës”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.