Bashkësia Islame e Kosovës (BIK) ka zhvilluar sot një mbledhje zyrtare, në të cilën është diskutuar për aktivitetet e realizuara gjatë muajit të Ramazanit 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe për parapërgatitjet për Haxhin 2025.

Përmes një njoftimi në Facebook, BIK njoftoi se të gjitha përgatitjet për organizimin e Haxhit janë përfunduar me sukses dhe se grupi i parë i besimtarëve kosovarë do të niset shumë shpejt drejt vendeve të shenjta.

“Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt të saj, nën kryesimin e kryetarit të saj, Myftiut Naim ef. Tërnava.

Në këtë mbledhje u diskutua raporti i aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe në mërgatë, si dhe u diskutua për parapërgatitjet e Haxhit 2025.

Kujtojmë se Bashkësia Islame e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet e duhura për Haxhin 2025 dhe për nisjen e haxhilerëve drejt vendeve të shenjta. Me lejen e Zotit, besimtarët e parë nga Kosova drejt vendeve të shenjta do të udhëtojnë më 24 maj 2025.