Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se nuk ka ndonjë rezultat nga takimi me kryeministrin Kurti, shkruan Reporteri.net.

Jasharaj ka thënë se lajmi më i mirë nga ky takim është se ka nisur dialogu me Këshillin Grevist i kryeministrit Kurti, por nuk ka asgjë tjetër pozitive.

Jasharaj ndër të tjera ka thënë se sa i përket kërkesës për ndarjen e 100 eurove, kanë qenë të gatshëm të bëjnë një kompromis të vogël, por se nga ana e Qeverisë nuk ka pasur ndryshim të qëndrimeve.

“Sapo dolëm nga një takim i shumëpritur. Takimi ishte goxha i gjatë. Të dy palët ndamë qëndrimet tona, ne ia rikujtuam kryeministrit kërkesat tona që tashmë i dini. Ata na treguan prapë angazhimet që janë bërë. Takimi ishte përmbajtjesor, por nuk ka ndryshime. Qeveria qëndron prapa atyre që i ka thënë, dhe ne qëndrojmë prapa kërkesave tona. Temë e nxehtë ishte edhe pakoja që e kanë dhënë pa diskutim me ne, ne kërkuam që ajo shumë të lëvizë. Ne ishim të gatshëm të bëjmë këtu edhe një kompromis të vogël, por Qeveria qëndroi te ajo shumë. Në takim nuk morëm asgjë pozitive dhe prapë do të mbesim në situatën e njëjtë”, tha Jasharaj para mediave.

Pas pak edhe kryeministrit Kurti pritet të dalë në konferencë për media.