Ka përfunduar takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Gazeta10.

Gazetari Kushtrim Sadiku raporton që si duket ka një dakordim mes Kurtit dhe Vuçiq.

Ai ka thënë që si duket do të ndodhë ashtu siç tha më heret analisti Halil Matoshi.

Pas pak Borrell do të dalë në konferencë për medie për të dhënë detajet e takimit Kurti-Vuçiq.

Gjithashtu sipas Sadikut para mediave do të dalin edhe Kurti dhe Vuçiq.

Takimi i Ohrit ishte paralajmëruar më datën 27 shkurt, ku u zhvillua një takim me dakordim për planin franko-gjerman, mirëpo pa marrëveshje të nënshkruar.

Bashkimi Evropian dhe SHBA-të vazhdimisht kanë kërkuar nga palët ta pranojnë planin franko-gjerman, pasi që sipas tyre kjo është një marrëveshje e mirë për të ardhmen e të dyja vendeve.