Susan Flocky, drejtoresha e përgjithshme e Unionit të Sindikatave të Arsimit në Evropë, ka deklaruar se nuk është gjetur një zgjidhje për ndërprerjen e grevës në arsim, edhe pas takimi të sotëm që pati me kryeministrin Albin Kurti.
Ajo, në një konferencë për media, ka theksuar se i mbështet të gjithë mësimdhënësit dhe Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Edhe kryetari i SBASHK, Rrahman Jasharaj konfirmoi se nuk ka asnjë marrëveshje, pasi Qeveria është barrikaduar në qëndrimet e tyre.