Vetëm pak minuta ka zgjatur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për pakon e ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendës integruese evropiane.
Të pranishëm në sallë nuk ishin shumica e deputetëve të pozitës e as qeveria. Me të nisë seanca, opozita kritikoi kryeministrin Ramush Haradinaj për thirrjen e saj duke thënë se ka shkelur Kushtetutën me ndërhyrjen në punët e Kuvendit.
Pas diskutimeve nga shefat e Grupeve Parlamentare, kryesuesi Xhavit Haliti mbylli seancën. Ai tha se tash Kuvendi mund të thërrasë seancën.