Lokale - eSIMy

Ka përfunduar numërimi i votave në Komunën e Podujevës në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, raporton Llapi.info.

Sipas rezultateve të KQZ-së, Lëvizja  Vetëvendosje është fituese në këtë komunë me rezultat bindës. VV ka arritur t’i kapë 23.062 vota apo 59.45 për qind, pasuar nga LDK 9.366 vota apo 24.14 për qind dhe PDK radhitet e treta me 4.478 vota apo 11.54 për qind.

Në anën tjetër, Komisioni Qendror i Zgjedhje ka vazhduar numërimin e votave. Deri më tani janë numëruar 98.65% të votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Lëvizja Vetëvendosje po prin bindshëm me 48.12% të votave.

E dyta radhitet PDK me 17.30% të votave dhe e treta vjen LDK me 13.14% të votave.

AAK momentalisht ka 7.42% të votave.

Nisma aktualisht ka 2.59% të votave, pamjaftueshëm për ta kaluar pragun./Llapi.info