Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota me kusht në Podujevë, me 243 vota të fituara.
I dyti pas Bulliqit është Ekrem Hyseni nga LDK me 204 vota, njofton Klankosova.tv.
Besnik Tahiri nga AAK ka marrë 27 vota, ndërsa Floretë Zejnulllahu nga PDK 13 vota.
Gazmend Islami nga KDP është votuar 8 herë nga votat me kusht, ndërsa Xhemajl Hasani nga nisma është renditur i fundit me 4 vota.
Me numra për Kuvende Komunale po ashtu prin VV me 195 vota, ndërsa LDK e dyta me 157.







