Ndeshja mes Francës dhe Hungarisë, ka përfunduar me rezultat 1-1.

Kombëtarja e Francës dhe Hungarisë kanë ndarë pikët, pasi luajtën baras 1-1, raporton lajmi.net.

Ndeshja nisi më mirë për francezët që patën disa raste të mira në fillim, por goli erdhi nga Hungaria në fund të pjesës së parë kur realizoi Attila Fiola në min e 45+2’.

Pjesa e dytë sërish nisi më mirë për Francën që vazhduan sulmet drejt hungarezëve, goli i barazimit erdhi në minutën e 66’ nga Antoine Griezmann.

Deri në fund Franca pati edhe disa raste të mira shënimi, por që nuk arritën ti konkretizojnë.

Pas dy ndeshjeve, Franca ka katër pikë në Grupin F, ndërsa Hungaria një pikë