Menaxheri i projektit Genc Rashiti për kurse falas të gjuhës Gjermane në Podujevë ka njoftuar se ky projekt ka përfunduar me sukses. Sipas Rashitit, qëllimi kryesor i tyre ka qenë të rinjve tua mësojnë gjuhën gjermane dhe ti kursejnë familjet e atyre të rinjve.
Njoftimi i plotë:
SOT U MBYLL PROJEKTI I GJUHËS GJERMANE
Sot u bënë tre muaj nga fillimi i kursit të gjuhës gjermane. Qëllimi ynë kryesor ishte që t’i kursejm sa do pak të rinjët dhe familjet e tyre. Po ashtu të kontribojm në zhvillimin e aftësive të tyre me një gjuhë shumë të rëndësishme për momentin, ku rëndësia e saj po rritet çdo herë e më shumë në vendin tonë.
U jam mirënjohës gjithë atyre që ndihmuan e veçanërisht ekipin e ngushtë punuesë si: Vedat Azemi, Arben Muçolli, Rinor Hakaj, Gentiana Zhitia-Musliu, Arton Hoti.
Ne si të rinjë nuk mundemi t’i kontribojm komunitetit duke u marre me qështje madhore. Por mund të kontribojm me projekte të vogla duke e ndihmu njëri-tjetrin.
E gjithë kjo punë nga secili prej nesh u bë pa-pagesë.
Menaxheri i projektit Genc Rashiti