Komuna e Podujevës, në janar të këtij viti, kishte hapur konkursin për pranimin e gjashtë mjekëve të përgjithshëm dhe katër infermierëve në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Llapi.info.
Ky konkurs është përmbyllur sot me kandidatët që kanë arritur t’i zënë pozitat e lira në këtë QKMF. Sipas njoftimit të Komunës, Verona Pestisha, Uran Krasniqi, Valmire Podvorica, Krenas Xhafa, Enis Fejza dhe Liridon Hasani, janë kandidatët e pranuar për mjek të përgjithshëm.
Ndërkaq, Liridona Osmani, Përparim Kadriu, Lumnije Ibishi dhe Sead Abdullahu janë kandidatët e panuar për infermierë.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është përballur me mungesë të mjekëve tash e disa muaj. Mungesë e mjekëve e kishte konfirmuar edhe drejtori i QKMF-së, Ymer Llugaliu, i cili pati thënë se mungesa e punëtorëve shëndetësorë vije pasi të njëjtit iknin në Gjermani dhe vende tjera evropiane./Llapi.info








