Ekipi nga Podujeva, KF Llapi ka përfunduar ëndrrën në Evropë, pasi është eliminuar nga Shkupi në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës, raporton Llapi.info.

Skuadra e Tahir Batatinës ishte ekip dominues në pjesë e parë, duke rrezikuar disa herë portën mysafire, megjithatë, gola në këtë pjesëlojë nuk kishte. Dominimi i Llapit vazhdoi edhe gjatë gjithë pjesës së dytë, por fillimisht rastet s’u konkretizuan.

Skuadra nga “Zahir Pajaziti” mbeti me një lojtar në fushë në minutën e 74’, pasi Benjamin Emini u ndëshkua direkt me karton të kuq pas kacafytjeve me lojtarë të Shkupit.

Epërsinë numerike në fushë e shfrytëzuan shkupjanët, të cilët realizuan gol në minutën 79’ për 0-1. Llapi e realizoi golin e parë në garat evropiane në minutën e 82’ me anë të Drilon Fazliut për 1-1, rezultat me të cilin u mbyll ndeshja në “Fadil Vokrri”.

Kujtojmë së ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave e zhvilluar një javë më parë në Shkup, është mbyllur më epërsinë e shkupjanëve prej 2-0, të cilat ishin të vlefshme për të kaluar tutje.

Në xhiron e radhës, Shkupi që arriti të eliminoj Llapin do të ndeshet me skuadrën portugeze, CD Santa Clara./Llapi.info