Lokale - eSIMy

Dy depo të operatorëve ekonomikë, një në Fushë-Kosovë e një në Graçanicë, janë mbyllur të enjten mbrëma, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike, ka njoftuar Ministria e Industrisë.

Aksioni për mbyllje erdhi pas reagimit të madh të qytetarëve për rritje të madhe të çmimeve, sidomos të vajit.

Ministria nuk ka dhënë asnjë detaj pse ka marrë këtë vendim për mbyllje.

“Gjatë aksionit të sotëm të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, konkretisht Inspektorati i Tregut në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës, janë mbyllur përkohësisht dy depo të operatorëve ekonomikë (në Fushë-Kosovë dhe Graçanicë)”, thuhet në njoftimin e plotë të Ministrisë.