Kulmi i një shtëpie është përfshirë sot nga flakët në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Haxhi Sadriu”, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet e zjarrfikësve.
Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarri është lokalizuar nga pjesëtarët e zjarrfikësve, për çka dëmet nuk janë mëdha, falë intervenimit të shpejtë./Llapi.info







