Lokale - eSIMy

Kulmi i një lokali në Podujevë është përfshirë nga flakët pak pas mesnatës, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në njoftimin dërguar mediave.

“Podujevë 02.11.2020 – 01:27. Raportohet se në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri pullazi i një lokali. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi i zjarrfikësve ka lokalizuar zjarrin”, ka thënë PK

Pa dhënë detaje tjera, lidhur me këtë rast Policia ka thënë se është njoftuar prokurori./Llapi.info