Një kulm i një shtëpi dhe një veturë janë djegur në qytetin e Prizrenit.
Në ortë e vonshme të natës së mbrëmshme për shkaqe të pa njohura ora e rrymës elektrike e vendosur në një shtyllë elektrike ka marrë flakë, e cila pastaj ka përfshirë një pjesë të kulmit të një shtëpie.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Siç njofton policia, më pas një kabllo e rrymës eklektike si pasoj e zjarrit është këputur dhe ka rënë mbi një veturën.
“Njësitet relevante policore, njësiti i zjarrfikëseve, dhe një ekip i KEDS-it, ju kanë përgjigjur vendit të ngjarjes. Pos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar Me vendimin e prokurorit, iniciohet rasti dhe mbetet nën hetime”, bënë të ditur Policia e Kosovës në raportin ditor.
Rasti është hapur nga policia për ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.






