Lokale - eSIMy

Shoqata e Mjedrave në Kosovë ka dalur me reagim pas djegies së fabrikës “Kastrati” në fshatin Kërpimeh të Podujevës.

Në reagimin e tyre bëhet e ditur se përfitues indirekt nga kjo fabrikë ishin 1 mijë familje dhe eksporti që “Kastrati” e bënte në vendet e Bashkimit Europian kapin shifrën e mbi 5 milionë euro në vit.

Ata kanë kërkuar ndihmë institucionale për pronarin e fabrikës, Valon Kastrati.

Reagimi i plotë:

Sot, në fshatin Kërpimeh të Podujevës, rreth orës 11:00 ka shpërthyer zjarr në pikën grumbulluese dhe eksportuese të mjedrës “Kastrati”, anëtar i shoqatës “Mjedra e Kosovës’. Kjo pikë e grumbullimit ishte shumë e rëndësishme për industrin e mjedrës në Kosovë e veçanërisht për fermerët e mjedrës, ku çdo vit ka eksportuar mbi 300 t mjedër të grumbulluar nga qindra fermer llapjan, të cilët kanë siguruar ekzistencën prej pikës grumbulluese/kompanisë.
Kompania punësonte 22 punëtorë të rregullt dhe mbi 100 punëtorë sezonal. Pra është një humbje e madhe për kompaninë dhe punëtorin e shquar të sektorit, pronarin Valon Kastratin, punëtorët e kompanisë, Komunën e Podujevës, si dhe për fermerët e shumtë të mjedrës dhe bimëve të tjera, si dhe për shoqatën tonë ‘Mjedra e Kosovës’.
Kjo pikë grumbulluese ka eksportuar çdo vit mbi 5 milion euro produkte në vendet e BE-së.
Dëmet nga zjarri i shkaktuar kapin vlerën mbi 4 milion euro. Kompania nuk ka qenë e siguruar.
Kjo është një sfidë e madhe për Valonin i cili tani ka nevojë për mbështetje institucionale për ta tejkaluar këtë fatkeqësi dhe për të ju rikthyer sektorit aty ku ka dhënë kontribut në zhvillmin e bujqëqsisë në vend, në sektorin e pemëve të imëta.
Rajonit të Llapit i nevoitet rikthim sa më parë i pikës grumbullese “Kastrati” që indirekt kanë përiftuar mbi 1000 familje.
#Kastrati #fullsuppport #meValonin #raspberryofkosovo