Anëtarja e Këshillit grevistë dhe kryetare e SBASHK-ut në komunën e Obiliqit, Luljeta Boshnjaku, e ka quajtur të ulët veprimin e një personi i cili sot tentoi të sulmonte kreun e SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj.

Ajo tha se sipas personelit të shkollës ai person vazhdimisht bënë veprime të tilla.

Boshnjaku, duke folur për dy shkolla në Komunën e Podujevës në të cilat ka filluar mësimi të hënën ka thënë se ka presion politik.

Ajo tha se vizita e kryeministrit në ato shkolla flet shumë.

“Ndoshta kanë pasur presione të ndryshme, sepse vizita e kryeministrit në Podujevë flet vetë. Është një presion politik. Megjithatë secili mësimdhënës apo shkollë ka të drejtë të mbajë mësimin dhe mos të respektojë grevën”, tha ajo në Tëvë1.