Me rastin e 19 vjetorit të Betejës së Llapashticës, betejë në të cilën ranë heroikisht 10 dëshmorë të Llapit e në të cilën morën pjesë numër i madh i qytetarëve e figurave të ndryshme politike, kryetari i familjeve të dëshmorëve, Xhavit Jashari ka thënë se të zgjedhurit tanë nuk duhet lejuar që të krijohet Gjykata Speciale për t’u dënuar lufta e UCK- së, raporton Llapi.info.

“Pas përfundimit të luftës janë krijuar institucionet e Republikës së Kosovës dhe këto duhet të jenë më të gatshme dhe më këmbëngulëse që të mos lejohet të degradohet lufta ose të krijohen siç nuk kanë hapur edhe rrugë të zgjedhurit tanë që të krijohet gjykata Speciale për tu dënuar kinse lufta e UCK- së. Ne ju themi, kurrën e kurrës, kurrë nuk mund ta dënojnë një luftë të pastër dhe të drejtë se pa të dhe pa ramjen e dëshmorëve nuk do të ishim këtu, nuk do të ishte liria e kësaj pjese të atdheut” ka thënë Prekazi.

Ai ka u ka bërë thirrje gjithë atyre deputetëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës që të mos e keqpërdorin votën e tyre pasi, sipas tij, detyrë e tyre është që të mos lejohet që të shkelet edhe kushtetutshmëria.

“Të gjithë ata që janë deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës mos të na e keqpërdorin votën sepse nuk ka forcë që mund ta injorojë dhe nuk ka forcë që mund ta mposhtë të drejtën për të qenë dhe për të jetuar si një komb i bashkuar. Detyrë e tyre është që të mos lejohet që të shkelet kushtetutshmëria e kësaj pjese të atdheut të mos krijohen organet e drejtësisë sepse me krijimin e një gjykate të tillë të gjitha këto ndodhin dhe atëherë shtrohet edhe pyetja se a jemi ne shtet” ka përfunduar ai.

Prekazi gjatë fjalimit të tij nuk ka lënë pa i thumbuar edhe përfaqësuesit komunalë të Podujevës të cilët nuk morën pjesë në këtë tubim.

“Në këtë përkujtim të përmasës gjithë popullit gjithë kombit do të ishte dashur të jetë dikush edhe nga komuna e Llapit por megjithatë sot nuk ka nevojë ti frikohet askush kontributit që kanë dhënë dëshmorët që kanë dhënë invalidët që kanë dhënë gjymtyrët e tyre dhe kësaj është dashur që t’i gëzohet gjithkush sepse lirinë po e gëzojmë të gjithë. Dhe për të ardhë deri këtu Më meritorët janë ata të cilët derdhën gjakun dhe kanë gradën më të lartë përmasën kombëtare dëshmoret e kombit” tha ai.

Përfaqësues i zonës operative të Llapit Kadri Kastrati tha se beteja e Tabeve të Llapashticës është një nga betejat më të lavdishme të UCK- së.

“Pa ju qytetarë të nderuar, UCK kurrë nuk do të arrinte sukseset që arriti ju ishit pushka dhe buka e UCK- së ne ishim bijtë tuaj që historia na e ngarkoi një detyrë dhe ne u munduam ta kryejmë me nderë. Kjo betejë do të mbetet gjithmonë një memorie e rëndësishme në historinë e Kosovës nga e cila do të mësojnë brezat që do të vijnë” tha Kastrati.

Ai shtoi se edhe19 vite pas kësaj beteje Kosova ka përmbyllur disa procese historike. Atë të shtet krijimit dhe pavarësimit të vendit mirëpo nuk ka arritur të përmbyllë disa procese siç është ushtria e republikës së Kosovës.

Në këtë tubim një fjalë rasti mori edhe Fahri Balaj i cili foli në emër të tri organizatave të dala nga lufta.

Gjatë Betejës së Llapashticës, më 24 dhjetor 1998 nga radhët e UÇK-së ranë për të mos vdekur kurrë dëshmorë të kombit :Isa Havolli, Ismet Dërguti, Skender Zenjullahu, Miftar Zenjullahu, Lulzim Jashari, Bajram Murati, Avni Selmani, Fatmir Selmani, Remzi Demolli dhe Jetullah Kastrati./Llapi.info