Lokale - eSIMy

Real Madridi u mblodh të martën në një darke Krishtlindjesh në Santiago Bernabeu, ku presidenti i klubit Florentino Perezi mbajti një fjalim duke e lartësuar fituesin e Topit të Artë të Los Blancos, Luka Modricin.
Duke e fituar këtë çmim, Modric e vazhdoi dominimin e Real Madridit në podiumin e Topit të Artë, pasi ky ishte viti i tretë që një lojtar madrilen e fiton atë, pas Cristiano Ronaldos – tani sulmues i Juventusit – i cili e fitoi atë në dy vitet e kaluara 2016 dhe 2017, transmeton Gazeta Express.

“Tashmë jemi të përqendruar në fitimin e Kupës së Botës për Klube”, tha Perez.

“Këta lojtarë tashmë janë pjesë e historisë dhe legjendës së Madridit”.

“Në mesin e tyre është edhe Luka Modrici, fituesi i Topit të Artë dhe Lojtari më i Mirë i FIFA-s, i cili e përfaqëson talentin dhe vlerat e Madridit”, shtoi ai.

Lexo më shumë në: https://www.gazetaexpress.com/sport/perezi-e-harron-ronaldon-thote-se-modrici-perfaqeson-vlerat-dhe-talentin-e-real-madridit-604624/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright