Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez nuk e ka mohuar mundësinë që Luka Modriq mund të largohet nga “Santiago Bernabeu”, por vetëm nëse dikush paguan 750 milionë euro për shërbimet e tij.

32 vjeçari është bërë një nga lojtarët më të rëndësishëm te Real Madridi, kurse është lidhur me një transferim tek Interi, transmeton Koha.net.

“Mundësia e vetëm që Modriqi të largohet është duke paguar 750 milionë euro për të”, është shprehur Perez.

Modriq ka kontratë me Realin deri në qershor 2020.