Lokale - eSIMy

Pedro është befasuar nga blerja e fundit e Chelseat, Jorginho.

Italiani u transferua nga Napoli javën e kaluar për rreth 64 milionë euro.

“Jorginho është lojtar shumë i mirë, i mençur dhe i shpejtë. Liga Premier për atë është një sfidë e madhe dhe e mirë, ai është shumë i fortë”.

Pedro pas festës në final të FA Cup (Foto: Getty Images)
Spanjolli krahasoi edhe punën e Sarrit me atë të Guardiolas sa ishte ai te Barcelona:

“Ata janë shumë të ngjashëm. Intensiteti i tyre, mentaliteti. Do bëjmë lojë të hapur dhe shumë të bukur për ta shikuar”.

“Sarri është shumë motivues, trajner i mirë dhe besnik”.

Në sezonin e fundit Pedro në Ligën Premier luajti në 31 ndeshje, ndërsa nën Sarrin pritet të vazhdojë me një numër të tillë të paraqitjeve pasi italianit i pëlqen loja e shpejt.