Lokale - eSIMy

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se në mbledhjen e Kryesisë se Kuvendit është diskutuar edhe për marrëveshjet ndërkombëtare, që për shkak të përçarjeve në Kuvend mes subjekteve politike, nuk po arrijnë të ratifikohen.

Ajo ka përmendur tri marrëveshje të tilla, por shtoi se dy kanë afat të fundit për ratifikim – qershorin.

Osmani tha se këto as që do të procedohen për seancë të Kuvendit, meqë duhen 2\3 e votave të deputetëve, gjë që tash nuk mund të sigurohen.

“Situatë të ngjashme kemi edhe me marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat qeveria i ka prezantuar pas 25 marsit. Ato janë shumica të negociura nga qeveria Haradinaj, por për shkak të shpërndarjes së Kuvendit, ato janë rikthyer në pikën zero. Është dashur që edhe qeveria Kurti t’i trajtojë. Sugjerimi im është që të shkojmë para, por meqenëse ato kërkojnë 2\3 e votave, nuk është parë e nevojshme të procedohen menjëherë. Dy nga marrëveshjet me Bankën Botërore, e kanë afatin e fundit të ratifikimit fundin e qershorit”, ka thënë Osmani.