Carlos Bilardo, trajneri kampion bote me Argjentinën në “Meksikë 1986”, tha se Lionel Messi është lojtari më i mirë në botë, por i duhet të fitojë Kupën e Botës për të qenë në të njëjtin nivel si Diego Maradona dhe Edson Arantes do Nascimento, “Pele”.

“Messi është gjithmonë në krahasim me Maradonën. Për të arritur të njëjtin nivel, duhet të sjellë Kupën e Botës në Argjentinë”, – tha Bilardo për gazetën “Folha de Sao Paulo”.

Ish-trajneri i Albiceleste beson se Messi duhet të ketë një “liri të plotë, pa asnjë detyrim mbrojtës” gjatë Kupës së Botës në Rusi, kësaj vere, një kompeticion nga i cili Argjentina ka pritshmëri të mëdha:

“Kombëtarja është e fortë dhe mund të shkojmë përtej Botërorit 2014, kur mund të kishim fituar trofeun në fund, sepse ishim më të mirë se Gjermania”.

Bilardo shtoi se humbja historike 6-1 në miqësoren ndaj Spanjës mund të ndikojë në Kupën e Botës. Ish-trajneri kampion bote nuk beson se Kupa e Botës në Rusi nuk mund të sjellë surpriza të mëdha dhe vuri në dukje se skuadrat më të rëndësishme janë Argjentina, Brazili, Gjermania, Spanja dhe Franca.