Lokale - eSIMy

Gjatë 24 orëve të fundit në SHBA kanë humbur jetën 1.973 persona nga COVID-19, bazuar në të dhënat e Universitetit John Hopkins.

Për të dytën ditë me radhë, numri i të vdekurve në SHBA ka shkuar në afro dymijë persona, transmeton Telegrafi.

Sipas të dhënave të universitetit, në SHBA të mërkurën kanë humbur jetën 1.939 nga COVI-19.

Ndërkaq si pasojë e pandemisë së coronavirusit që ka ngritur në këmbë botën, numri i përgjithshëm i të vdekurve në SHBA ka shkuar në 14.695.