Lokale - eSIMy

Një shtyllë ndriçuese është rrëzuar sot rreth orës 13:00, përballë Komunës së Podujevës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, raporton Llapi.info.

Rrëzimi i shtyllës, nuk ka rezultuar me të lënduar përveç dëmeve materiale e cila i ka shkaktuar një veture në lëvizje.

Po e njëjta shtyllë është goditur para disa ditëve nga një veturë e tipit Golf 6, meqë rast Komuna nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim për riparimin e kësaj shtylle./Llapi.info