Një person ka mbetur i vdekur sot në orët e hershme të mëngjesit në Shtime.

I njëjti, dyshohet se bashkë me tre persona tjerë kishin hyrë për të grabitur në shtëpinë e viktimës, gjë që doli të jetë fatale për të , shkruan lajmi.net.

Siç përshkruan policia, katër personat e dyshuar kishin hyrë për të grabitur në një shtëpi, ku me ç’rast kishin hasur në pronarin e saj.

Ky i fundit, në tentativë e sipër për t’i sprapsur grabitësit, ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit.

Në ikje, njëri nga grabitësit është zënë nga pronarët e shtëpisë, ku edhe sipas policisë i njëjti është rrahur për vdekje nga ta.

I ndjeri dyshohet të jetë diku rreth moshës 40 vjeçare.

Mirëpo ky nuk është rasti i vetëm i kësaj natyre që ka ndodhur kohëve të fundit në Kosovë.

Në nëntor të vitit të kaluar, R.B kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të grabitësve që kishin hyrë për të plaçkitur në shtëpinë e tij.

Si pasojë e plagëve të marrë, i dyshuari kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Ky rast ishte cilësuar si vetëmbrojtje nga Policia e Kosovës, nga ku pronari i shtëpisë nuk ishte arrestuar.