Me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, një flamur gjigant i Kosovës është vendosur në njërën pjesë të bashkisë së Tiranës.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Ai ka publikuar disa fotografi, si dhe ka uruar Kosovën.

“Kosova 12 vjet shtet – kartolinë me dashuri nga bashkia e Tiranës”, shprehet Veliaj.

Ndërkaq, për nder të kësaj dite, Qeveria e Kosovës ka përgatitur një sërë aktivitetesh.