Me aktivitete të shumta është shënuar sot ditëlindja e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, njofton Llapi.info
Kështu në stadiumin e qytetit të Podujevës “Zahi Pajaziti”, për nder të Vokrrit është zhvilluar një ndeshje në futboll mes veteranëve të KF Llapit dhe FC Prishtinës.
I biri i Fadil Vokrrit, Gramozi ka thënë për media se ndjehet krenar që ky organizim është bërë për nder të babait të tij.
Ndërsa i pari i Podujevës, Agim Veliu ka thënë se legjendat si Fadil Vokrri kanë vetëm ditëlindje, pasi ata nuk vdesin.

Kurse, Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ka thënë se Fadil Vokrri ka qenë lojtar e punëtor i madh e i zellshëm.

Në këtë organizim, ishin shikues të shumtë që nga tribunat kanë ndjekur ndeshjen.

Ndryshe, legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ndërroi jetë më 9 qershor të këtij viti./Llapi.info











