Për më shumë se nëntë orë përgjatë rrugës ‘Skënderbeu’ dhe rrugës ‘Qëndresa’ nuk ka pasur energji elektrike, raporton Llapi.info

Sipas banorëve përgjatë lagjes në rrugën ‘Qëndresa’ rryma është ndalur pasmesnatës në orën 02:15 minuta.

Lidhur me këtë, Llapi.info ka kontaktuar me zëdhënësin e KEDS-it, Viktor Buzhala, ai tha se në këto pjesë pasur prishje.

“Në këto dy pjesë të Podujevës ka pasur prishje të rrjetit energjetik, njëra është rregulluar edhe është lëshuar” tha ai.

Ai shtoi se edhe në tjetrën pjesë ekipet përkatëse janë duke punuar dhe shumë shpejt do të rregullohet problemi me energjinë elektrike./Llapi.info