Lokale - eSIMy

Gjatë katër muajve të parë të këtij viti 21 qytetarë kanë humbur jetën në 19 aksidente komunikacioni.

Në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak numri i aksidenteve me pasoja fatale ka rënë për 24 %, deri sa numri i të vdekurve në aksidente me komunikacioni është më i vogël për 32,26 %.

Po ashtu, gjatë 4 muajve të parë të këtij viti numri i aksidenteve më lëndime ka qenë 1309, apo 8,27 % më pakë në raport me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, e deri sa numri i personave të lënduar ka qenë 1309, apo 8,27 % më pakë në raport me katër mujorin e parë të vitit 2019.

Gjithashtu sipas Policisë së Kosovës gjatë katër mujorit të parë të vitit 2020 në Kosovë kanë ndodhur 2415 aksidente më dëme materiale, apo 5,63 % më pakë në raport me periudhën e njëjtë më vitin paraprak.

Gjatë katër mujorit të parë të vitit 2020 numri total i aksidenteve në vend ka qenë 3743, apo 6,68 % më pakë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2019./RTK