Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës nëpërmjet statistikave ditore, ka bërë të ditur se vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë kanë ndodhur 44 aksidente trafiku, njofton Llapi.info.

Sipas PK-së, nga këto aksidente, 19 prej tyre kanë përfunduar me persona të lënduar, kurse 25 vetëm me dëme materiale.

Ndërkaq, për gjithë ata që kanë shkelur rregullat e komunikacionit, Policia i ka shqiptuar plot 1494 gjoba./Llapi.info