Është pensionuar komandanti i Stacionit policor në Podujevë, Njazi Jashari, shkruan Llapi.info.

Me rastin e pensionimit të tij ai nuk do të jetë më në krye të institucionit më të lartë të sigurisë në vendin tonë.

Jashari ka shërbyer në Policinë e Kosovës për shumë vite, derisa viteve të fundit ishte emëruar edhe si shef i stacionit në Podujevë.

Lajmi për pensionimin e tij u bë i ditur nga kolegët e Jasharit.