Është pensionuar koloneli Shaip Haziri nga Podujeva, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur deputeti llapjan, Fitim Haziri, në një postim në Facebook.
Postimi i plotë:
Shprehi urimet e përzemërta me rastin e pensionimit të Kolonel Shaip Hazirit, i cili ishte në shërbim të atdheut në momentet më të vështria të vendit – si dhe duke vazhduar me kontributin e tij në forcimin dhe rrugën drejt formimit te Ushtrisë së Kosovës.






