Lokale - eSIMy

Është pensionuar punëtori në Komunën e Podujevës, Fahri Hasani, njofton Llapi.info.

Hasani ka shërbyer për dekada në administratën e Podujevës. Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Komunës, Shpejtim Bulliqi.

“Sot u pensionua Fahri Hasani, punëtori i dalluar i administratës, zyrtari që për dekada shërbeu me përkushtim ndaj qytetarëve llapjanë. Unë e falënderova Fahriun për kontributin dhe i urova shëndet të mirë e pension të rehatshëm pranë̈ familjes dhe rrethit të tij”, ka shkruar Bulliqi.

Kujtojmë, Hasani ka qenë kandidat për asamble komunale në zgjedhjet e fundit lokale./Llapi.info