Lokale - eSIMy

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka njoftuar se Partia Demokratike e Kosovës është tërhequr nga propozimi për rezolutë.

Osmani pohoi se pas tërheqjes së propozimit nga PDK, seanca mbyllet, transmeton Telegrafi.

“Meqenëse propozuesi e ka tërheq propozimin, mbyllet seanca pasi nuk ka se si të hapet debati më tej”, tha Osmani.

Seanca e jashtëzakonshme kishte filluar rreth orës 11:00. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza kishte propozuar që të votohet mocioni procedural për përfshirjen e dy projektligjeve, por që kjo nuk u mbështet nga partitë tjera.