Derisa po prisnin Projektligjin për Trustin, Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se sot në Kuvend nuk ka votim për Projektligjin për Trustin.
Menjëherë pas dështimit të votimit, Abelard Tahiri ka dalë në konferencë për media, i shoqëruar nga deputeti Bekim Haxhiu, i cili edhe ka iniciuar tërheqjen e Trustit, transmeton Reporteri.net.
Tahiri tha se shtyerja e seancës së Kuvendit për votim për Trustin ishte e paprecedentë.
“Edhe sot në mënyrë arbitrare dhe të paprecedentë është ndërpre seanca kur ishim tek pika për Trustin”.
Kurse, deputeti Bekim Haxhiu tha se, nëse seanca do të vazhdonte, votat do të ishin pro projektligjit. Sipas tij, kjo shtyerje e seancës për votim për Trustin po ndodh nga Qeveria për të rritur presionin e deputetëve që të votojnë kundër kërkesës së qytetarëve për Trustin.
“Besoj që edhe votat do të ishin pro-projekt ligjit”, tha deputeti Bekim Haxhiu në këtë konferecnë.
“Kjo shtyrje e vazhdueshme po ndodhë nga qeveria për të rritur presionin e deputetëve për të votuar kundër kërkeses së qytetarëve për terhejen e Trustit”, shtoi ai.
Konjufca tha se seanca e ndërprerë sot do të vazhdojë nesër me fillim nga ora 10:00.






