Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë sot një konferencë shtypi.
Konferenca është njoftuar të nisë në ora 13:00.
Deklarimi i sotëm për media vjen pas mbledhjes së djeshme të kryesisë së partisë.
Në mbledhjen e djeshme u diskutua mbi zhvillimet e fundit, përfshirë ngërçin për formimin e institucioneve, si dhe vendimin e fundit të Hagës, që refuzon kërkesës për lirim me kusht të ish-krerëve të UÇK-së.
Me theks të veçantë, dje u diskutua edhe për organizimin e strukturave partiake nëpër degët e subjektit politik, me qëllim të përgatitjeve për zgjedhjet lokale.