Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se partia e tij është për shkuarje në zgjedhje të reja sa më shpejt.
Ai ka thënë se presidentja Vjosa Osmani mund të procedojë me një gjë të tillë, meqë në takimin e sotëm asnjë prej partive s’dëshmoi që ka shumicën për të bërë institucionet e reja.
Krasniqi duke folur për datën e zgjedhjeve, ka thënë se e diela e parë brenda afatit kushtetues duhet të caktohet datë e zgjedhjeve.
Presidentja Osmani më së largu deri më 5 nëntor mund të pres për shpalljen e zgjedhjeve të reja dhe pastaj brenda 30 ditësh, duhet të shpall datën e mbajtjes së tyre./
 
                 
		
 





