Pasditen e së hënës në kryeqytet ndodhi një ngjarje tragjike, ku në lagjen Dardania tre presona mbetën të vdekur.
Kryefamiljari Hasan Krasniqi pasi që vrau gruan dhe nusen e djalit, vrau edhe vetën.
Sipas hetimeve të para nga ana e Prokurorisë dhe deklarimeve të familjarëve, i ndjeri i cili kreu vrasjen thuhet të ketë pasur probleme mendore.
E lidhur me këtë ngjarje tragjike ka folur edhe djali i të ndjerit, hendbollisti Kreshnik Krasniqi.
Ai përmes Facebook-ut, ka shkruar se dje tragjikisht kanë ndërruar jetë tre anëtarë të familjes së tij të ngushtë.
Postimi i plotë:
Në emër të familjes Krasniqi ju njoftoj se me datën 22.04.19. Tragjikisht ndërruan jetë tre anëtar të familjes së ngushtë.
Për datën , kohën e varrimin ju njoftojmë me kohë.