Imami i xhamisë së qytetit “Met Podjeva”, Idriz Bilalli, pas shërimit në Stamboll të Turqisë nesër do të kthehet në Kosovë, njofton Llapi.info
Këtë e ka bërë të ditur në xhumanë e sotme hoxhë, Besim Llalloshi.
“Një lajm i mirë për të gjithë, nesër do të kthehet në Kosovë, imami i kësaj xhamie, Idriz Bilalli. Ndërsa, në xhami do të ligjëroj në namazin e drekës të hënën”, ka thënë ai, transmeton Llapi.info
Ndryshe, Mulla Bilalli, është nisur për në Turqi më 24 janar të këtij viti, derisa ka kaluar me sukses operimin e transplantimit të veshkës./Llapi.info