Lokale - eSIMy

Ka filluar ndërtimi i murit të ri në fshatin Shajkoc të Podujevës, transmeton Llapi.info

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në ‘Facebook’, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, i cili ka thënë se ndërtimi i tij vjen pas rrënimit të murit të vjetër që paraqiste rrezik në trafik.

“Muri pranë rrugës kryesore në një kthesë në fshatin Shajkoc, që paraqiste rrezik për pjesëmarrësit në komunikacion, sepse zvogëlonte dukshmërinë, me mirëkuptimin e pronarit është rrënuar dhe nga komuna po ndertohet muri i ri”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Image may contain: 1 person, sky, house and outdoor

Image may contain: 2 people, people standing and outdoor