Lokale - eSIMy

Sabit Kopalla profesor i gjuhës angleze në gjimnazin “Aleksandër Xhuvani” në Podujevë ka mohuar se ka rrahur një nxënës, njofton Llapi.info.

Ai ka thënë se në video, ku shihet duke ndjekur një nxënës e pastaj edhe e grushton në bark e brinjë, ka hyrë vetëm për t’i ndarë nxënësit e tjerë.

“Më kanë lajmëruar nxënësit dhe në momentin që ka dashur të ikë unë e kam ndalur për ta dërguar në drejtori”, ka thënë Kopalla, për Express.
Kujtojmë, se Kopalla në zgjedhjet e fundit komunale ishte edhe kandidat për asamble komunale në Lidhjen Demokratike të Kosovës, LDK./Llapi.info