Është vështirësuar qarkullimi përsëri në rrugët e qytetit të Podujevës, raporton Llapi.info

Rruga e qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’ është mbuluar me një shtresë të konsiderueshme bore pas reshjeve që kanë filluar me intensitet të lartë pasditen e sotme.

Një lexues i portalit ku edhe ka dërguar fotot ka thënë se, rruga e qendrës së qytetit është tejet e rënduar, dhe se qarkullimi i rrugor është vështirësuar.

Ndërkohë, shefi i shërbimeve publike, Rasim Fejza, për Llapi.info pati thënë se mirëmbajtja dhe pastrimi i rrugëve në komunën e Podujevës, nuk do të ndalet gjersa ka të reshura bore.

“Mirëmbajtja e rrugëve nuk guxon të ndalet pasi edhe të reshurat nuk janë ndalur. Çdo kamionë e ka një anë. Në tërë qytetin e Podujevës, janë gjithsej tetë kamionë që bëjnë mirëmbajtjen e rrugëve” ka thënë ai.