Është dashur humbja tragjike e jetës së një punëtori që komuna të vë në lëvizje organet kompetente në mbrojtje të puntorëve në sektorin e ndërtimtarisë në qytetin e Skenderajt, shkruan portali rajoni.org.

Portali rajoni.org edhe më herët kishte shkruar për punëtoret e ndërtimitarisë që po punojnë nëpër objekte të ndryshme në këtë qytet, pa masa të duhura të sigursë madje këtë e kishtë deshmuar edhe më foto nga vendi i ngjarjes.

Mirëpo si dukët fotot e publikuara nuk kishin mjaftuar që të vë në levizje organet përkatesë komunalë për të parë së si qendron puna rreth kësaj çështje, derisa ndodhi rasti tragjik ku humbi jetën.

Burime të rajonit tregojn së tek tani, pas kësaj ngjarjë tragjike, institucionet kanë vizituar disa kompani qe janë duke ndërtuar, objekte të larta në qyetitin e Skënderajt dhe kompanit të cilat nuk kanë masa e duhura të sigurise për punëtorët, ja u ka ndërprere punën, e që këtë drejtim, kësaj mase u janë nën shtruar shumica e kompanive ndërtimore në Skenderaj.