Lokale - eSIMy

Pas raportimit të ‘Llapi.info’ nga një qytetar i cili kishte publikuar videon, teksa shihet një i moshuar i cili rënkonte nga dhimbjet, por që asnjë nga mjekët nuk i kishte ofruar ndihmë, ka reaguar edhe QKUK.

Në reagimin e kësaj të fundit, thuhet se do të bëhet një analizë e detajuar nga kamerat monitoruese, derisa siç thuhet në reagimin e QKUK-së, do të merren masa nëse nuk i është ofruar ndihmë të moshuarit.

“Ambienti i Klinikës Emergjente, përfshirë edhe koridoret, janë të monitoruara 24 orë nga kamerat monitoruese. Do të bëhet analizë e detajuar e incizimeve dhe nëse vërtetohet se qytetari nuk ka marrë shërbimin e duhur, do të ndërmerren masat e nevojshme”, thuhet në reagimin e QKUK-së.

Gjendje e rëndë e një të moshuari që rënkon nga dhimbjet, mjekët në grevë

Gjendje e rëndë e një të moshuari që rënkon nga dhimbjet, mjekët në grevë!

Publiée par Llapi.info sur Jeudi 17 janvier 2019

Lexo edhe: Gjendje e rëndë e një të moshuari që rënkon nga dhimbjet, mjekët në grevë (Video)